14 modelet e pazakonta që po u ndryshojnë njerëzve konceptin për të bukurën

Kuriozitete

modlekiosks

Njihuni me 14 modelet e pazakonta që po u ndryshojnë njerëzve konceptin për të bukurën!

q1

Luke Smith: Ky stilist dhe model londinez dëshiron që gjithmonë të impresionojë. Falë impaktit që krijonte arriti ta kthente këtë look të pazakontë në një brand real.

q1

Duan Mei Yue: Modelja 19-vjeçare nga Singapori arriti që me pamjen e saj të vecantë të shkëlqente gjatë New York Fashion Week. Duan ishte një nga modelet që u pelqye me tepër në sfilatën  e Dior këtë vit.

q1

Daria Svertilova: Modelja dhe fotografja ukrainase jeton në Paris dhe punon për marka të mëdha si Dior, Balmain dhe Rick Owens.

q1

Becca Horn: Hapësira qe Becca ka midis dy dhëmbëve të përparmë është një karakteristikë dalluese e saj. Shumë prej nesh do ta kishin kompleks por mesa duket Becca ndihet tepër komode dhe buzëqesh plot konfidencë në çdo set fotografik të saj.

q1

Lisa Helene Kramer:  Hunda e madhe dhe forma e pazakontë  e veshëve e ka bërë Lisën shumë të dallueshme krahasuar me modelet e tjera.  E ndërsa ne do e zgjidhnim këtë  problem me operacion plastik, Lisa nuk ka përse ta bëjë sepse është pikërisht kjo pamje që e bëri të ishte në kopertinën  e Harper’s Bazaar si edhe imazh i Cèline.

q1

Coral Kwayie: Qukat kafe që i mbulojnë të gjithë fytyrën nuk janë një kompleks për modelen 26-vjeçare nga Britania e Madhe .Ajo rrallë herë vendos make up .Shfaqet gjithmonë ‘aqua e sapone’  duke shfaqur bukurinë e saj  natyrale .

q1

ULI: Ajo mund të jetë vetëm 9 vjeç, por të gjithë brandet e rëndësishëm e kanë pikasur look-un e saj të pazakontë dhe shumë shpejt Uli do të jetë një nga modelet që do shohim në sfilatat e markave të mëdha.

q1

Birk:Flokë të kuq,vesh të mëdhenj,vetulla gati të padukshme…Këto  janë padyshim disa nga karakteristikat më të dallushme kur shohim këtë modele.Pavarësisht këtyre, njerëzit e kanë pëlqyer dhe duartrokitur së tepërmi look-un e saj në pasarelë. Kjo solli që Birk të nënshkruante një kontratë me një agjensi mode dhe të vazhdojë karrieën si modele,duke befasuar të gjithë botën me pamjen e saj paksa të pazakontë.

q1

Sinèad Burke: Një aktiviste, krijuese mode, shkrimtare dhe editore e British Vogue .Shembulli më i mirë që statura e shkurtër nuk është një pengesë për të realizuar ëndrrat në jetë .

q1

Jessica Hope: Kjo modele dhe bloggere amerikane beson se në industrinë e modës duhen edhe njerëz që luftojnë kundër stereotipeve etnike. Pamja e jashtme  e Jessices e bëri atë të famshme dhe yllin e agjensise së modës ku ajo punon.

q1

Tin Gao: Është një modele për të cilën nuk qarkullon tepër informacion, por do mjaftojë vetëm një ditë kur fotot e saj me atë look të jashtëzakonshëm ta shohë personi I duhur dhe Tin Gao do sundojë në industrinë e modës. Ndoshta shumë shpejt mund të dëgjojmë për të .

 

q1

Stephanie Reichler: Kjo vajzë me vetulla të plota natyrale dhe pamje të një kukulle ka arritur të jetë pjesë e kopertinave të revistave si : One,Notion dhe Dreamingless.

q1

Andrea Thomas: Një modele paksa mbipeshë dhe me vetiligo, Andrea është shembulli më I mirë për të treguar se për tu ndjerë e bukur dhe  ë lumtur jo domosdoshmërisht duhet të plotësosh idetë dhe idealet që të tjerët kane për të bukurën.

 

q1

Sara Hiromi: Si një modele amerikane dhe e specializuar për arkitekturë,nuk mund t’I mungonte kjo fytyre grupit të modeleve të pazakonta. Sara është një nga yjet e agjensisë së modelingut Heroes New York.