‘Biscir’, peshku që ecën në tokë

Kuriozitete

peshku qe ecen ne toke

 

Biscir është emri i peshkut që ecën dhe merr frymë në tokë. Një lloj peshku që është zbuluar rreth 400 mln vjet më parë dhe që shkencëtarët kanë arritur që ta rikrijojnë këtë specie, përmes ndihmnës së një peshku ‘kontemporan’ i cili është i aftë të marrë frymë jashtë ujit.

U është dashur rreth një vit punë për të analizuar dhe vëzhguar aftësinë e peshkut për tu zhvendosur në tokë në sajë të luspave të tij të forta. Rezultatet e studimit të tyre i kanë botuar në revistën “Natyre”.

Ky peshk i rrallë laboratori jeton në lumenjtë afrikanë dhe quhet ‘Polypterus snegalus’ (Biscir). Ai jeton në ujëra të cekëta me bazë ranore dhe aftësia e tij për të ecur në tokë i dedikohet skeletit të tij tepër elastik.