Është koha për të eksperimentuar me make up-in!

Kuriozitete

make uppp
Ardhja e shumëpritur e pranverës është pothuajse këtu, duke sjellë me vete një kalim në textura më të lehta, një kthim në këpucë të hapura dhe po, në një garderobë të re pa xhupa.Këtë sezon ekspertët kanë këshilluar për të dalë nga një rutinë bukurie këtë sezon.Këtu janë 5 ide të miratuara nga ekspertët

Beauty tips1 2

Buzët neon
Këtë sezon lyeni buzët neon dhe mos vendosni asgje tjetër. Kështu, fytyra juaj do marrë frymë, do dukeni shumë e freskët dhe do tërhiqni shumë vëmendje dhe gjejeni çfarë, jeni in dhe me tendencat e fundit!

Beauty tips 2

Rrezikoni me tonet e syve
Nëse jeni të frikësuara nga ngjyra e forta provoni pastel apo kombinimin në ngjyrë karamele që u pa shumë përgjatë muajit të modës.Mund të ndiqni këtë teknikë: sfumoni ngjyrat vetëm në qendër të kapakut, në mënyrë që të mund të kontrollohet në një zone.

Beauty tips 3

Highliter, shumë highliter
Nëse e përdorni në mënyrën e duhur një sfumim i guximshëm të highliter-it, në fakt mund të rezultojë shumë elegant. Këshilla që mund të ju japim?Vendosni highliter-in në majat e mollëzave dhe përpiqeni ta sfumoni dhe në qoshet e brendshme të syrit.

Beauty tips 5

Penel , po penel në Pranverë
Këtë sezon, lëreni pas penelin tradicional të zi dhe provoni diçka të guximshme. Provoni ngjyra të thella, dinamike të cilat krijojnë impakt të fortë.Mund të ndiqni të njëjtën teknikë që përdorni për të bërë penelin tradicional ose mund të aplikoni disa pika në mënyrë që kur t’I bashkoni të bëni një penel preçiz.

Beauty tips 4

Shumë shkëlqyes në buzë
Është e pamundur të mos e keni vënë re këtë trend në Instagram.Mjafton shkëlqyes dhe pak buzëkuq në pjesën e brendshme të buzës dhe je gati për selfien e radhës. Por jo vetëm për këtë, ky trend do të ju bëjë të dukeni kaq e freskët dhe rinore.