Facebook vjen me Stablecoin, një monedhë dixhitale…

Kuriozitete

fb monedhe
Në fillim të vitit Facebook vendosi të mos lejonte reklamimin e kriptomonedhave në platformë sepse, sipas rrjetit social, përmbanin praktika mashtrimi dhe manipulimi të përdoruesve. Megjithatë, rrjeti social nuk është edhe aq kundër idesë së një monedhe dixhitale dhe thuhet se është duke zhvilluar një për vete. Sipas Bloomberg, gjigandi i teknologjisë po zhvillon “stablecoin” me të cilën përdoruesit mund të transferojnë para duke përdorur WhatsApp.

facebook whatsapp coins

Stablecoin do të lidhet me dollarin amerikan dhe duhet të jetë më stabël dhe rezistent ndaj luhatjes së vlerës krahasuar me bitcoin. Bloomberg thotë se Facebook do ta testojë monedhën në Indi ku WhatsApp ka 200 milionë përdorues. Një lëvizje e tillë pritej prej kohësh sepse rrjeti social në Maj krijoi një grup për të studiuar blockchain nën drejtimin e ish presidentit të PayPal. Megjithatë, do të na duhet të presim pak kohë përpara se të kemi diçka konkrete në këtë drejtim.