Ferrari lundrues

Kuriozitete

 

foto

Livio De Marchi zejtar italian që po bën namin në Venecia me një Ferrari F50 të drunjtë. Ky është një Ferrari që ai e ka krijuar për të lundruar nëpër kanalet e famshme të qytetit. Për ndërtimin e këtij Ferrari De Marchi, pohon se i janë dashur pesë muaj në gdhendjen e drurit të pishës për të formuar një kopje të Ferrari F50 bashkë me logo, dhe në vbend të motorit i ka vënë atë të një barke Yamaha.

Projektet e mëparshme të zejtarit për makina lundruese në ujë përfshijnë një Jaguar të vitit 1937, një Volkswagen Beetle, një Mercedes dhe një karrocë në formë kungulli i inspiruar nga Hirushja për të bijën e tij që ta përdorte për dasmën e saj.

 

foto

foto