Gjashtë shenja të gjuhës së trupit që tregojnë nivelin e dashurisë së një çifti

Kuriozitete

Screenshot 1 5 e1510753676351 780x439

Vetëm një fotografi e një çifti mund të tregojë shumë për lidhjen e tyre, dhe ndonjëherë edhe të shërbejë si parashikues i të ardhmes së tyre së bashku.

Të paktën këtë e beson psikologia Dr. Lillian Glass. Ajo është autore e filmit dokumentar ‘Body Language Decoded’ dhe librit bestseller ‘He Says She Says’.

Sipas saj, nuk duhet të jeni mjeshtër i psikologjisë për ta kuptuar edhe vet, por mjafton t’iu kushtoni vëmendje disa detajeve të gjuhës së trupit për të kuptuar lumturinë e një çifti.

Mbajtja e duarve

Nëse të dy partnerët janë të kthyer me trup kah njëri-tjetri dhe duart i kanë të kapura, kjo shërben si indikator se ata duan të jenë tërë kohën së bashku. Në fakt, kjo pozë zbulon një lidhje të thellë mes tyre.

Gjesti “ai është i imi…”

Një dorë e vendosur në gjoksin e partnerit tregon ndjenja posedimi. Kjo bën që shumë femra ta përdorin këtë gjest. I tërë trupi i grave të cilat e bëjnë këtë pozë thotë “ai është i imi”. Pra ky është mesazh i fortë për të gjitha gratë tjera!

“Pronari”

Kur burri e mban një grua në parakrah, kjo shërben si shenjë që ai e “zotëron” atë. Ai e kontrollon dhe përpiqet ta mbajë afër tij. A i pëlqen asaj kjo? Normalisht se jo!

Kush është shefi?

Mbani mend se mbajtja e duarve në xhep thuajse gjithmonë do të thotë se ndiheni të turpshëm apo të shqetësuar. Nëse një burrë e bën këtë gjest, kjo do të thotë se ai nuk është ‘shefi’ në lidhje. Tani shikojeni gruan, ajo është duke qëndruar para mashkullit dhe duke buzëqeshur. Këmbët saja janë të pozicionuara në mënyrë që të ketë më shumë hapësirë. Kjo gjuhë e trupit tregon se ajo ka shumë vetëbesim, prandaj është ‘shefja’ në këtë lidhje.

“Engjëlli mbrojtës”

Duke e vendosur dorën e tij në këtë mënyrë, mashkulli demonstron se kujdeset shumë për gruan dhe ka vetëbesim se mund ta mbrojë atë në çfarëdo rrethane. Në këtë rast, ata të dy ecin së bashku, që do të thotë se janë të fokusuar pas njëri-tjetrit!

Mashkulli alfa

Kur një burrë (ndonjëherë edhe gratë) e vendosin këmbën mbi tjetrën, ai demonstron vetëbesim të madh. Personat e fuqishëm shpeshherë e zgjedhin këtë pozicion dhe nuk mbështeten në mendimin e partnerit. Në këtë pozicion gruaja ndihet e tensionuar dhe nuk ndihet komode!

Burimi: Tirana Obsever