“Global Emotions 2019”: Shqipëria është vendi më pozitiv në rajon

Kuriozitete

Sipas studimit më të fundit të Gallup, u vërtetua se shqiptarët dinë të shijojnë jetën dhe kanë emocione pozitive.
Sipas “Emocionet Globale 2019”, Shqipëria është një ndër vendet më pozitive në botë, me 51% të personave që përjetojnë ndjesi pozitive.
Vendi ynë renditet në vendin e 50 në listën e më pozitivëve në botë, nga 145 vende të përfshira në këtë studim.
Vendet të cilët janë në krye të këtij studimi, janë: Paraguaji, Kosta Rika, Panama.
Ndërsa në fund të listës qëndrojnë vende si: Jemeni, Turqia, Iraku, vende kryesisht me konflikte të ndryshme.
Studimi fokusohet më tepër në sjelljen e njerëzve, cfarë u intereson, a janë të kënaqur me jetën e tyre, cfarë bëjnë në përditshmërinë e tyre, a qeshin mjaftueshëm etj. Ndërsa për të kuptuar emocionet negative, fokusohemi më tepër tek streset e përditshme, shqetësime etj.
Shqipëria është ndër më pozitivet në rajon. Kryeson Kosova me 52% të shfaqjes së pozitivitetit në jetën e përditshme, ndiqet nga Maqedonia me 47 %, Mali i Zi 46 %, Serbia me 42 %, Bosnja dhe Hercegovina me 41 % .