Instagram sjell risinë më të fundit dhe ne do e adhurojmë!

Kuriozitete

insta update
Ndonjëherë të postosh në Story është pak e lodhshme, pasi shpesh mund të qëndroni për disa minuta teksa shihni atë rrethin ”uploading” i cili nuk do të mbushet. Veçanërisht nëse ngarkoni video, atëherë ai rrethi kërkon një përjetësi. Duke qenë se Instagrami e ka vënë re këtë problem, më në fund vjen zgjidhja për të gjithë adhuruesit e Stories në Insta.

instainstainsta

Sipas përditësimit mëtë fundit i cili momentalisht është i vlefshëm vetëm për përdruesit Android, ju mund të zgjidhni deri në dhjetë foto ose video, t’i editoni ato dhe t’i postoni me vetëm një buton. Në anën e djathtë të ekranit, do të shfaqet një ikonë e re, tek e cila mund të bëni pikërisht këtë gjë. Mjafton të shtypni butonin dhe të gjitha fotot apo videot e përzgjedhura do të vazhdojnë të publikohen vetë.