Me sa gradë do të ulen temperaturat në fundjavë dhe a do të ketë rreshje?!

Kuriozitete

momoteitti

Dita e sotme ka nisur e nxehtë, njësoj si ato të mëparshmet. Prej mëngjesit, temperaturat kanë vijuar të rriten me disa gradë. Vlera maksimale e tyre do të shënojë në orën 14.00, me 39 gradë për të zbritur sërish me 1-2 gradë gjate oreve ne vazhdim. Të njëjtat temperatura do të jenë edhe nesër, ditën e premte, kur e larta do të jetë 39 gradë dhe ulëta 21 gradë celcius.
Ndryshimet do të nisin të ndihen ditën e shtunë kur temperaturat do të bien me 4-5 gradë. Edhe më e ndjeshme do të jetë rënia të dielën. Gjatë fundjavës nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të pjesshme të shiut por jo në të gjitha zonat e vendit. Dita e hënë do të sjell sërish ngritje të temperaturave për disa ditë në vazhdim.