Ndahet nga jeta regjisori i filmit për fëmijë “SpongeBob Squarepants”

Kuriozitete

Regjisori veteran i filmave të animuar, Tuck Tucker është ndarë nga jeta në moshën 59 vjeçare. Familja e regjisorit njoftoi lajmin për vdekjen e tij në një postim në Facebook, ku shkroi: “Me zemër të thyer njoftojmë ndarjen nga jeta të Tucker”, ndërsa nuk zbuluan detaje mbi shkakun e vdekjes.

I lindur në William Osborne Tucker III më 20 gusht 1961, pasioni i Tucker për animacion filloi në moshë të re teksa shikonte filma vizatimor me babin e tij Ai u zhvendos në Los Angeles për të filluar karrierën në animacion dhe puna e parë e tij ishte në filmin e vitit 1987, “Pinocchio and the Emperor of the Night”.

Gjithashtu ishte regjisor i filmave të animuar të njohur si “The Little Mermaid” në 1989, në seritë televizive “Rugrats” dhe “The Simpsons” në 1996. Tucker ishte gjithashtu i njohur për punën e tij në “SpongeBob SquarePants”.