Në gusht Venusi kalon te gaforrja, ç’do të thotë kjo për të gjitha shenjat e horoskopit?!

Kuriozitete

dashuriahorsko

Korriku u largua duke na futur në një periudhë edhe më të ëmbël. E gjithë kjo është meritë e Venusit që, pikërisht në orët e fundit të muajit që shkoi, kaloi në shenjën e gaforres ku do të gjej ëndrrat dhe romanticitetin.
Megjithëtë, kjo nuk do të ndikojë vetëm te gaforret. Të gjitha shenjat do të preken pak nga ky ndryshim për të përjetuar një gusht ndryshe, të mbushur me yje dhe emocione. Lexo efektet që do të ketë planeti i dashurisë në shenjën tënde!

Dashi
Venusi do t’i bëj pak më të lehta marrëdhëniet e tua. Përpiqu të tregohesh më e kuptueshme, romantike dhe diplomate!
Demi
Do të kesh një pamje më joshëse që do të duket sidomos në gjestet e tua. Do të vlerësohesh për atë çka mund të shprehësh përmes gjuhës së trupit.
Binjakët
Planeti i zemrës do të braktisi duke ngadalësuar kështu kënaqësinë dhe argëtimin tënd. Do të jesh më i/e shpenguar këtë muaj.
Gaforrja
Ardhja e Venusit në shenjën tënde është shenjë ëmbëlsie e romanticizmi. Do vendosësh t’iu kushtosh më tepër kohë njerëzve që janë të rëndësishëm për ty.
Luani
Çlodhje dhe shkujdesje duken në horizont. Venusi do të bëjë që të harrosh punët dhe nevojat e tjera. Vendos pak distancë mes punës dhe vetes!
Virgjëresha
Është verë prandaj edhe duhet të bindesh për ta ulur pak rritmin e gjërave. Boll u lodhe kaq shumë për të treguar se kush je dhe sa vlen!
Peshorja
Do të jetë pak e vështirë, në këtë periudhë, të përqendrohesh në punë o qoftë edhe në gjëra më praktike. Sidoqoftë, mere lehtë!
Akrepi
Si thua sikur t’ia nisësh nga e para? Të duash dhe të të duan?! Venusi tashmë të lehtëson rrugën dhe sa për të filluar mbarë, lejo ca njohje të reja…
Shigjetari
Nuk je më aq e drejtëpërdrejtë dhe e pandjeshme me njeërzit që ke afër. Është koha për të joshur prandaj bëhu e ëmbël dhe lejo të të duan njerëz të rinj!
Bricjapi
Duhet të marrësh një periudhë pushimi, t’i kushtosh më tepër kohë dashurisë dhe gjërave intime.
Ujori
Gjërat personale duket se e kanë humbur rëndësinë për ty. Kjo e gushtit është mundësi shumë e mirë për të bërë diçka që të vlen dhe të pëlqen. Ndihesh më e lirë!
Peshqit
Është koha për t’u argëtuar, për të dhënë më të mirën nga vetja dhe për të shijuar pushimet. Do të jetë e vështirë të mendosh për gjëra shqetësuese!

Burimi: Living