Në hamburger gjendet mish i miut dhe ADN e njeriut

Kuriozitete

thumbs-b-c-14b3091bfd8256cdfab28a8916e4d3ca_1463042451-8569968.jpg

 

Hulumtimi i kompanisë amerikane Clear Labs ka treguar praninë e ADN-së së njeriut dhe mish miu në hamburgerë, raporton Anadolu Agency

Clear Labs me seli në Kaliforni ka hulumtuar 258 mostra “të mishit të grirë, qofteve të ngrira, burgerëve dhe burgerëve vegjetarian” 79 brende dhe 22 tregtarë të pavarur me ushqime.

“Edhe pse e pakëndshme, prania e ADN’së njerëzore apo ADN’së së miut nuk është e dëmshme për shëndetin e njeriut, nëse nuk kalon sasinë e lejuar,” thuhet në raport.

Më tej shtohet se prania e ADN-së së njeriut është e mundshme të shkaktohet nga prekja me shuplakë, kurse ADN-ja e miut supozohet të jetë për shkak të jashtëqitjes së saj”.