Nga qarja me shoqet deri tek blloku në rrjete sociale, si reagojnë shenjat e horoskopit pas një ndarjeje

Kuriozitete

ndarjahosopo

Sigurisht që gjithësecili prej jush do të donte që lidhja e tij të dashurisë të zgjaste sa më shumë në kohë dhe të kishte një fund të lumtur, mirëpo jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu si do të donit dhe shpeshherë zgjidhja e vetme është ndarja. Mirëpo e keni pyetur ndonjëherë veten se si reagojnë shenjat e horoskopit kur një historie dashurie merr fund? Bëni gati laps e letërs sepse LIVING do t’u zbulojë gjithçka:

Dashi: Edhe pse në pamje të parë duket një shenjë e ftohtë që nuk ndikohet nga ndjeshmëria e situatave të caktuara, Dashi është një romantik i lindur i cili bën të pamundurën që lidhja e tij të zgjasë sa më gjatë. Sigurisht që jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu si doni, kështu që duhet edhe të pranoni fundin e një historie. Megjithatë ndarjen e vuan më shumë partneri juaj pasi vetëm kur ju humbet kupton rëndësinë që kishit për të. Jeni nga ai lloj ISH-i që nuk harrohet lehtë.

Demi: Nëse mendoni se pas një ndarjeje Demi izolohet në shtëpi për ditë të tëra, fshin çdo llogari në rrjete sociale dhe papritmas telefoni i tij,saj nuk është më i disponueshëm gaboheni. Me shumë gjasa do të jetë duke bërë shopping me shoqet ose duke punuar për një projekt të ri. Di t’i fshehë shumë mirë plagët që lë fundi i një marrëdhënieje, pra nuk është se nuk e vuan, thjesht zgjedh ta mbajë përbrenda dhe të ecë përpara. Kur gjërat nuk shkojnë mirë në dashuri, të paktën të shkojnë në punë.

Binjakët: Binjakët janë më së miri sinonim i shprehjes ‘’tërhiq e mos e këput”. Edhe pse janë të ndërgjegjshëm që lidhjes së tyre i ka ardhur fundi, e kanë të vështirë ta pranojnë këtë gjë dhe shpeshherë zgjedhin të luajnë rolin e mikut, mikeshës me ish-partnerin/partneren me shpresën se mos gjërat do të përmirësohen në të ardhmen. Vështirësia e tyre për të bërë shkëputjen përfundimtare mund të kthehet në një ferr të vërtetë për Ish-in tuaj. Mjerë ai apo ajo!

Gaforrja: Sa herë e keni gjetur veten duke i shkruar një mesazh të gjatë sa një çarçaf ish-it tuaj, pambarimisht apo jo? Gjithçka nis me momentet tuaja më të bukura, kujtimet e ndara së bashku, kurse andej nga fundi kaloni tek fyerjet dhe kërcënimet. Pooor…! Asgjë, shumë shpejt e fshini dhe kuptoni që mënyra më e mirë për t’u përballur me një Ish është duke e injoruar atë. Por, kjo nuk ju pengon që të kontrolloni Facebook-un e tij, fotot ku i kanë bërë tag apo të shikoni një për një të fytyrat e të gjithë atyre që i kanë dhënë ‘’like’’ në postimet e tij të fundit derisa lodhesni dhe i jepni bllok.