Një smartphone që paloset? Marka që konkuroi Samsung-un!

Kuriozitete

huaweismart
Mesa duket jemi zyrtarisht në “epokën” e smartfonëve të palosshëm. Vetëm disa ditë pasi Samsung prezantoi Galxy Fold, Huawei nga ana tjetër kishte gati smartfonin e tij të palosshëm, Mate X.

huawei
Për fatin e keq të kompanisë koreano-jugore, si duket modeli i Huawei është më premtues deri më tani.Kompania kineze e ka prezantuar Mate X, si telefonin e palosshëm më të shpejtë ndonjëherë, pasi ai vjen me rrjetin 5G.Gjithsesi, ashtu si edhe ai i Galxy Fold, çmimi i Mate X mbetet i kripur. Deri më tani, kompania ka bërë të ditur se smartfoni do të dalë në treg me çmim prej 2,299 eurosh.