Plakat e prillit pushtojnë majin; si do të jetë koha deri në fillim të qershorit

Kuriozitete

motiissd

Pas ditëve të nxehta, verës së parakohshme, që shijuam në ditët e fundit të muajit prill, maji erdhi gjithë vranësira e shira të paparashikuar. Ata që menduan se do të ishin vetëm rreshjet e disa ditëve, dhe u gëzuan për ca mbrëmje të freskëta më shumë, duhet të dinë se situata do të vazhdojë të jetë e tillë deri në ditët e para të qershorit.

Të gjitha parashikimet e meteorologëve tregojnë se gjithë muaji maj do të jetë me vranësira të dendura e shira. Rreshjet nuk do të jenë të pranishme gjatë gjithë ditës por do të vijojnë si gjatë këtyre ditëve, pjesa e parë me rreshje e më pas me diell e vranësira të pjesshme (ose e anasjellta). Prandaj, ata që kanë planifikuar ndonjë fundjavë në plazh, të heqin dorë sepse dielli do të rikthehet I plotë vetëm pas javës së parë të qershorit!