Prej kësaj dite priten rrebeshe shiu, ja sa gradë do të ulen temperaturat

Kuriozitete

rainfer

Prej disa ditësh temperaturat kanë pësuar një rritje prej disa gradësh duke kapur vlerën maksimale 30. Dielli i ngrohtë na ka bërë të mendojmë se vera është kthyer sërisht, por rikthimi i reshjeve të cilat do të prekin të gjithë territorin e vendin do të na kujtojnë se jemi në vjeshtë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rënie prej disa gradësh ! Vlera maksimale do të jetë 21 gradë ndërsja minimalja 11 gradë.
Sipas MeteoAlb, era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2- 3 ballë.