Rënie drastike temperaturash, ja sa gradë nën zero do të shkojnë gjatë ditëve në vijim

Kuriozitete

bore

Ndonëse shirat nuk do të bien me intesitet gjatë ditëve në vijim, temperaturat do të ulen disa gradë nën zero. Moti do të jetë i kthjellët, por në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë reshje të pakta shiu e dëborë në zonat malore e zonat veriore.

Pjesa e parë e ditës gjatë javës në vazhdim do të ketë shira me intensitet mesatar në Veri – Qendër ndërsa gjatë pasdites do të pakësohen.Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme në mëngjes e mesditë duke luhatur ekstremumet termike të ditës nga -4 në 13°C.