Rovers Mars 2020 do niset drejt Marsit në 2021

Kuriozitete

Roveri Mars 2020, i cili do të niset drejt planetit të kuq në 2021, do të kërkojë gjurmë të jetës së hershme atje, por do të hapë edhe rrugën për misione njerëzore.

Roveri është ndërtuar në një dhomë të madhe, sterile, në laboratorin jet propulsion në Pasadena, afër Los Angelos. Pajisjet u testuan me sukses në fund të dhjetorit.

Roveri u prezantua para gazetarëve të ftuar në një ceremoni dhe pritet të lërë tokën në Korrik 2020 nga Cape Canaveral në Florida. Ai është i pesti Rover amerikan që do të ulet në Mars.

Roveri është i pajisur me 23 kamera, dy ‘veshë’ që do ta lejojnë atë të dëgjojë erërat marsiane si edhe lazera të përdorur për analiza kimike. Nisur nga përmasat e një makine, Roveri është i pajisur me gjashtë rrota, si paraardhësi i tij Curiosity, që i lejon të udhëtojë edhe në terrene shkëmbore. Shpejtësia nuk është prioritet për shkencëtarët e Nasas.