Shmangni konsumin e këtyre produkteve, për dhëmbë sa më të shëndetshëm!

Kuriozitete

dhembe
Buzëqeshja është elementi i parë që bie në sy tek një njeri. Për këtë arsye të gjithë kujdesemi sa më shumë që dhëmbët të kenë një pamje perfekte. Ju mendoni se vetëm larja, pastrimi dhe shmangia e sheqernave mjaftojnë për të pasur dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur. Në fakt gaboheni. Dhëmbët kërkojnë një kujdes akoma dhe më të madh, prandaj për të qenë sa më të fortë duhet të shmangni patjetër konsumimin e këtyre ushqimeve.

dhembet

Farat e lulediellit – pjesa e jashtme që mbështjell farën, mund të jetë shumë e dëmshme për dhëmbët tuaj.

Orbitët – Orbitët mund të japin frymëmarrje të freskët, por në të vërtetë ata ndihmojnë në shumimin e baktereve. Nëse doni të konsumoni orbitë, duhet të kërkoni për ata që janë pa sheqer.

Frutat e thata – Janë shumë të dobishme për shëndetin tuaj, por mund të lënë sheqer ose acid nëpër dhëmbë.

Akulli – Përtypja e akullit dëmton shëndetin e dhëmbëve tuaj.