Shpërbleu punonjësit me 8 milion dollarë, e kush nuk do donte një pronar të këtillë?!

Kuriozitete

 

 

Savji Dholakia
Biznesmeni nga India, Savji Dholakia, i ka shpërblyer punonjësit e tij me shpërblime në vlerë totale prej 8 milion dollarë.

Sipas lajmit të BBC, pronari i kompanisë Hrisikes ka shpërblyer 216 punojësit me performancë më të lartë që nga viti 2012, me 491 makina, 525 bizhuteri të shtrenjta dhe 200 apartamente.

Në mesazhin e publikuar, Dholakia, i cili është njëri ndër eksportuesit më të mëdhenj të diamantit në Indi, është shprehur:

“Kjo kompani fiton falë punës tuaj. Ne mund të ecim vetëm nëse punonjësit tanë janë të lumtur”, ka deklaruar biznesmeni nga India, Savji Dholakia.

Punonjësi i kësaj kompanie, Naresbhai Maini, është shprehur se itin e kaluar ka marrë si shpërblim një makinë ndërsa sivjet bizhuteri.

“Nuk mund ta përshkruaj gëzimin që kemi. Ata që vitin e kaluar morrën aparatament ose bizhuteri, sivjet morën makina”, shprehet punonjësi Maini.

Kompani në fjalë ka gjithsej 7500 të punësuar ndërsa ka zyra përfaqësie edhe në SHBA, Belgjikë dhe Kinë.