Si në filma horror: Zhurma që po terrorizon një qytet

Kuriozitete

largea_zhurma-768x4321456353308.jpg

Prej javësh, një zhurmë e frikshme po terrorizon banorët e një qyteti të vogël në SHBA.

Deri më tani nuk ka asnjë shpjegim për zhurmën që po frikëson banorët e Forest Grove në shtetin e Oregonit.

Policia dhe zjarrfikësit kanë hetuar dhe nuk kanë gjetur asnjë motiv për të shpjeguar zhurmat.

E frikshme është se zhurma dëgjohet edhe në frekuencat radio të shoferëve.

Dhe kur nuk ka një shpjegim racional, nisin mitet dhe teoritë konspirative.

Shumë banorë thonë se bëhet fjalë për një fantazmë që ka përndjekur prej kohësh një godinë të një universiteti.