Super-mendjet sjellin revolucione

Kuriozitete

159405
Shoqëria njerëzore ka nevojë për ndryshime dhe për përparime të mëtejshme në konceptualitetin e të jetuarit.

Kurrë, si në kohëra krizash, mendjet që shkëlqejnë kanë aftësinë që të sjellin një kthesë, një zhvillim.

Nëse të kaluarën kërkoheshin shenjtët për të bërë mrekullira, sot besohet tek mendjet e mëdha inteligjente., shkruan Focus.

Rrënja e fjalës gjeni, nga latinishtja genere, pra “të gjenerosh”, në fakt flet vetë. Gjenitë janë në gjendje të krijojnë ide madhështore, për të cilat askush tjetër nuk kishte menduar më parë, dhe pas të cilave është e pamundur të kthehesh pas në kohë. Janë vizionarë, inovatorë, pionierë.

Mjafton të mendosh se sa e ndryshme do të ishte historia pa ta. Nuk do të kishim njohur asnjëherë mendimin e Platonit apo Aristotelit, nuk do të kishim parë kryevepra si kapela Sistine e Mikelanxhelos, nuk do të kishim dëgjuar asnjëherë Simfoninë e Pestë të Bethovenit apo nuk do të kishim lexuar Komedinë Hyjnore të Dantes.

Pa gjeni si Isak Njutoni, Galileo Galilei apo Carls Darvini do të besonim ende që toka është e sheshtë, Dielli rrotullohet përreth nesh dhe Zoti krijoi njeriun sipas pamjes së tij, ditën e gjashtë.

Nuk do të kishim as edhe një ide të largët të universit, nëse nuk do të kish lindur Albert Ajnshtaini. Dhe duhet të falënderojmë shpikës si Tomas Edisoni, Nikola Tesla, Alan Turingu, çdo herë që përdorim abazhurë, kompjutera, radio, telefona celularë dhe teknologji të tjera.