Zbulo cila pemë i përket ditës tënde të lindjes dhe gjithë tiparet e tua sipas simbolit të jetës

Kuriozitete

GESHTENJA, ndershmëria
Të lindurit nën gështenjën kanë një bukuri të jashtëzakonshme dhe me një interes mbresëlënës. Janë njerëz që mbeten mbresëlënës edhe kur nuk sforcohen për të tërhequr vëmendjen. Gëzojnë një sens të zhvilluar të drejtësisë, janë të jallë por për nga natyra diplomatikë. I vetmi defekt i tyre është irritueshmëria, në fakt nervozohen shumë kollaj. Të lindurit nën shenjën e Gështenjës shpesh herë ndihen të moskuptuar, nganjëherë prej pasigurisë tek vetja, të tjera herë sepse kanë një sens superioriteti. Gjë që e bën të vështirë të gjejnë një “shok për jetën”.
QERSHIA, ambicie
Të lindurit nën këtë pemë janë njerëz tejet tërheqës, shumë të gjallë, impulsivë, ekzigjentë, ambiciozë, inteligjentë dhe plot me talente. Këta njerëz mërziten shpejt dhe nuk i durojnë kritikat. Janë persona shumë të besueshëm që marrin seriozisht cdo marrëdhënie, janë të denjë për besimin, besnikë dhe të matur. Për nga natyra që kanë, ndonjëherë truri kontrollon zemrën, por nuk është e thënë që ky të jetë defekt.
AHU, kreativitet
Ata që lindin nën ndikimin e kësaj peme pëlqejnë kënaqësinë, interesohen për gjykimin e të tjerëve dhe janë materialistë. Duan të duken të bukur, të ruajnë linjat dhe për këtë arsye janë shpesh në palestër dhe i nënshtrohen shumë dietave. Dinë të organizojnë sa më mirë jetën e tyre, nuk ndërmarrin kurrë risqe të panevojshëm, janë udhëheqës të mirë dhe shokë të shkëlqyer për jetën.
SHKOZA, shija e mirë
Të lindurit nën këtë pemë zotërojnë bukuri shumë të freskët, merren shumë me pamjen e tyre fizike dhe gjendjen ekonomike. Janë adhurues të shijes së mirë dhe bëjnë një jetë të disiplinuar dhe të arsyeshme. Në dashuri janë në kërkim të vazhdueshëm të mirësisë dhe një shoku me ndjeshmëri të madhe. Janë shumë të ndërgjegjshëm, edhe pse shpesh e kanë vështirë të marrin të vetëm vendimet.
BLIRI, dyshimi
Kush lind nën këtë shenjë ka një karakter kompleks: urren të grindet, urren stresin dhe punën, por në të njëjtën kohë nuk duron përtacinë, është person i sjellshëm dhe di t’u jepet kënaqësive, por në të njëjtën kohë sakrifikojnë për miqtë. Këta persona kanë shumë talente, por nuk kanë guximin t’i cojnë përpara, kështu që shpesh ankohen. Në dashuri janë shumë xhelozë, por tejet besnikë.
MOLLA, dashuri
Kush lind nën këtë pemë është i/e frymëzuar nga dahsuria, ka një filozofi të lumtur për jetën dhe jetën ditë pas dite. Të lindurit në shenjën e Mollës janë shumë karizmatikë, tërheqës, të mbështjellë nga një aureolë e këndshme, vanitoze, aventuriere, e ndjeshme, gjithmonë në dashuri, në fakt duan gjithmonë që të dashurojnë dhe të dashurohen.
VIDHI, mentalitet fisnik
Kush lind nën këtë pemë ka një elegancë të spikatur. Këta persona kanë një mentalitet fisnik, u pëlqen të komandojnë, por jo të binden. Pëlqejnë të marrin vendime për të tjerët, e kanë vështirë të harrojnë gabimet që bëjnë dhe janë të pakrahasueshëm në menaxhimin e përditshmërisë. Kan një sens të mirë humori dhe janë persona të hareshëm.
LISI, ndjeshmëria
Kush lind nën ndikimin e kësaj peme është i pasur me magji, i hareshëm dhe jep pa ushqyer pritshmëri personale, në praktikë është një altruist i ndjeshëm. Këta persona janë gjithmonë në aktivitet, nuk duan të ndalen, aq sa dahsurohen edhe pas ndërlikimeve që u sjell jeta. Nuk turpërohen nga emocionet e tyre, që i shprehin lirisht. Kanë një prirje artistike shumë të spikatur që ndikohet prej ndjeshmërisë së madhe që kanë.
KEDRI, besimi
Kush lind nën këtë pemë gëzon një bukuri komplekse: dashuron luksin, por di të Përshtatet; është person aspak i ndrojtur, i sigurtë në vetvete, në gjendje të marrë me shpejtësi vendime edhe të rëndësishme; pëlqen të impresionojë të tjerët, është i vendosur por ndonjëherë shumë i paduruar; ka shumë talente dhe është optimist. Këta persona janë gjithmonë në pritje të dashurisë së madhe të jetës së tyre, kështu që kanë aspirata të mëdha sentimentale.