“Ose prano veten ose zhduku me gjithë Photoshop!” – fansat i vënë ultimatum këngëtares së famshme

Showbiz

mianaian

Një gjë na vjen në mendje: Photoshopi po na merr në qafë! Sidomos ata që i shohim çdo ditë si janë dhe papritur vendosin ta përdorin këtë program.

Dhe e fundit që e ka pësuar nga programi i njohur është Mariah Carey. Tani, me gjithë ata kilogramë nuk i vëmë faj që e ka përdorur pak Photoshop.

Por kjo gjë u ka sosur durimin fansave të saj të cilët pasi kanë parë cover-in e revistës “Paper Magazine” i kanë vënë këngëtares ultimatum: Ose hiq dorë nga Photoshopi ose largohu! Po, po, e vërtetë!

“Ajo duhet të pranojë veten ashtu siç është! Nuk duhet të përdorë Photoshop sepse nuk është ky mesazhi që duhet dhënë”, -shkruan një prej fanseve të saj në rrjetet sociale.

“Nuk je aq e dobët sa ç’dukesh në foto, prandaj hiq dorë dhe pranoje veten ose zhduku!” – shton dikush tjetër.

Në fakt ne kemi një propozim tjetër për Mariah-n… Kohën që e përdor për të mësuar e përdorur Photoshop-in, përdore për të mësuar ca koreografi! Kaq kishim ne nga ana jonë. /Blitz.al/