Zbuloni se në cilin qytet mund të merrni me qira një të dashur Instagrami…

Kuriozitete

instalove
Nëse këtë Shën Valentin keni vendosur të udhëtoni vetëm dhe me vete e keni planifikuar të merrni dhe një “selfie stick” pasi nuk keni dikë që t’ju bëjë foto? Thjeshtë harrojeni! Nëse keni vendosur të udhëtoni në Romë këtë periudhë njihuni me opsionin më të ri që kryeqyteti i Italisë ofron. Tashmë mund të punësoni zyrtarisht të dashurin tuaj ose të dashurën tuaj të instagramit.

rome italy piazza navona
Ky shërbim i ri ofrohet nga Roma Experience, e cila do t’ju pajisë me një fotograf që të “ngjitet” pas jush si me ngjitës gjatë turit nëpër Romë dhe Vatikan. Detyra kryesore e këtij të dashuri të përkohshëm është që t’ju bëjë foto sipas dëshirës dhe pasi të jeni larguar të gjitha shkrepjet do t’ju dërgohen me e-mail. Sigurisht që i dashuri i Instagramit vjen me një sakrificë të vogël, pasi për ta pasur duhet të paguani 350 euro. Shumë për një udhëtim disa ditor në Romë ë?