5 ushqimet më të mira detox për t’u dobësuar

Lifestyle

Për të eliminuar mbeturinat dhe toksina e tepërta si dhe për të ulur kilogramët shtesë të marra nga festat, më poshtë do t’ju prezantojmë me 5 ushqime detox, super të ushqyeshme për t’u dobësuar dhe rikthyer në formë.

Ushqimet detox janë aleate të shkëlqyera për linjat sidomos pas periudhave kur e ekzagjerojmë, siç janë për shembull pushimet.

Ato sigurojnë shumë substanca që lehtësojnë punën e organeve përgjegjëse për pastrimin e trupit siç janë mëlçia, veshkat dhe zorrët. Mbetjet e tepërta dhe toksina ngadalësojnë funksionet e këtyre organeve dhe shkaktojnë ënjtje, rëndim dhe kile shtesë.

Për të favorizuar pastrimin e trupit duhet t’u japim sa më shumë hapësirë perimeve.

Frutat dhe perimet përmbajnë shumë fibra, antioksidantë, minerale dhe vitamina. Ato ndihmojnë në largimin e toksinave të tepërta pas darkave dhe drekave të rënda.

Më poshtë do të lexoni për ushqimet detox që duhet të hani pas festave:

Rukola

Është një burim i mirë i fibrave që favorizon lëvizjen e rregullt të zorrëve dhe funksionimin e mirë të tyre.Gjithashtu ka një përmbajtje të lartë të vitaminës C, e cila ka një veprim antioksidant.

Radikio

Radikio siguron sasi të larta të antioksidantëve, veçanërisht polifenolet, të tilla si antocianinat. Këto substanca kanë veti anti-inflamatore. Favorizojnë shëndetin e enëve të gjakut dhe mbrojnë sistemin kardiovaskular.

Sallata marule

E pasur me kalium, ajo lehtëson eliminimin e lëngjeve të tepërta përmes diurezës. Përmban gjithashtu shumë substanca antioksidante. Përmban në veçanti vitamina A, C dhe E.

Ananasi

Ananasi ka një veprim të mirë detoksifikues. Bromelina e gjendur në të, është një enzimë që lehtëson tretjen. Përqëndrimi i lartë i ujit dhe kaliumit promovon eliminimin e mbetjeve përmes diurezës duke eliminuar mbajtjen e lëngjeve dhe fryrjen.

Ky frut është gjithashtu i pasur me fibra që ndihmojnë zorrët.

Alga kombu

Ideale për t’i bërë më të veçanta supat dhe gjellët, algat kombu kanë veti të shkëlqyera detox. Janë të pasura me ujë dhe vitaminë C që ndihmojnë për të drenuar lëngjet e tepërta dhe për të eliminuar fryrjen.