Eliksiri i dobësimit gjendet në kuzhinën tuaj

Lifestyle

uthull

Nëse nuk e keni akoma në kuzhinën tuaj, duhet ta blini menjëherë. Është e pasur me vitaminat E, A dhe P, magnez, hekur, kalcium etj. Nëse këto vitamina dhe minerale nuk janë të mjaftueshme, atëherë ja ku keni disa arsye të tjera përse duhet të keni gjithmonë uthull molle në shtëpi.

Ndihmon për t’u dobësuar

Nëse po përpiqeni të humbisni disa kile, është koha të nisni të përdorni uthullën e mollës. Studimet kanë treguar se ky lëng të jep ndjesinë e ngopjes, dhe ul gjithashtu indeksin e glicemikës nga ushqime me shumë karbohidrate, si makarona, që do të thotë se mund t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur duke pakësuar lëshimin e glukozës tek enët e gjakut.

Përmirëson tretjen: Pektina tek uthulla e mollës ndihmon për tretjen e ushqimit. Hidhni pak uthull molle tek sallata kur keni probleme me tretjen.

Rrit energjinë
Uthulla e mollës rrit gjithashtu nivelet e energjisë. Nëse doni të shmangni kafeinën gjatë punës, shtoni vetëm pak uthull molle në një gotë me ujë për të fituar energji dhe për të qenë më në formë gjatë punës.

Rrit imunitetin

Duke shtuar kaq shumë vitamina dhe minerale të shëndetshme tek sistemi imunitar, ju e bëni më të fortë atë që të përballojë sëmundje të ndryshme. Nëse nuk ndiheni mirë, konsumoni një lëng të ngrohtë me uthull molle, kanellë, limon dhe mjaltë.