I kalon sipër makina, shtypet vajza që ishte fshehur në një kuti kartoni…

Lifestyle

Një vajzë e vogël, që u fsheh në një kuti kartoni në mes të rrugës, ka mbijetuar për mrekulli pasi një makinë i kaloi sipër kartonit. Vajza 5-vjeçare u fut në kutinë e kartonit në mes të rrugës në Suzhou, Kinë dhe u mbulua tërësisht.
Menjëherë më pas në makinë e bardhë kaloi në rrugë duke kaluar mbi kutinë me vajzën brenda, e cila ngeci nën rrota.
Ajo pësoi fraktura në kraharor dhe u dërgua menjëherë në spital. Policia tha se shoferi i mjetit do të mbajë përgjegjësinë e plotë për incidentin pasi nuk inspektoi para kutinë e kartonit para se ti kalonte sipër.
Pamjet e tmerrshme tregojnë shoferin që ecën mbi kutinë me vajzën brenda përpara se të ndalej. Katër të rritur, që besohet të jenë anëtarët e familjes së vajzës, nxituan në rrugë ndërsa po i bërtisnin shoferit.