Jeni duhanpirës? Këto ushqime duhet ti konsumoni patjetër

Lifestyle

gilda xlarge

Nëse jeni një duhanpirës, duhet të keni një dietë të veçantë me rekomandimin e mjekut e cila të ju mbrojë sado pak nga efektet e duhanit në organizëm.

Sipas mjekëve janë disa lloj ushqimesh të cilat janë shumë të nevojshme për një duhanpirës.

Vitamina C

Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm, i cili nxit sistemin imunitar dhe e mbron trupin nga radikalet e lira, të cilat janë shkaku kryesor për plakjen dhe tjetërsimin e qelizave. Këshillohet që duhanipirësit të hanë sa më shumë fruta dhe perime, sidomos ato të pasura me vitaminën C.

Pasuroni menunë tuaj me antioksidantë

Përveç vitaminës C, është mirë që duhanpirësit të forcojnë mekanizmin mbrojtës edhe me antioksidantë të tjerë, siç është vitamina E. Kjo vitaminë gjendet kryesisht te vaji i ullirit dhe frutat e thata.

Konsumoni më shumë racione me bulmet

Rekomandohet që duhanpirësit të hanë mjaftueshëm bulmet (qumësht, kos, djathë të bardhë dhe të verdhë), për të marrë sasinë e duhur të kalciumit.

Mos iu ndani drithërave

Kompleksi i vitaminave B shkatërrohet nga tymi i cigares dhe disa ushqime të cilat mund ta rikuperojnë atë janë drithërat, orizi e makaronat.

Sa më shumë ujë

Nikotina shkakton stimulimin e zorrëve dhe zbrazje të shpeshta, duke bërë kështu që uji i trupit të humbet shumë shpejt. Gjithashtu pirja e duhanit kontribuon edhe në akumulimin e toksinave në trup, të cilat mund të eliminohen vetëm nëpërmjet ujit. Mos harroni, pra të pini sa më shumë ujë dhe të hani fruta të freskëta, perime dhe lëngje të shtrydhura.