Mënyra më e mirë për të djegur kalori?

Lifestyle

weight loss
Studimet e fundit thonë se duke u relaksuar në një dush të nxehtë dhe të bërit asgjë mund të jetë po aq e dobishme për trupin tuaj sa një shëtitje 30 minutëshe. Një grup studiuesish nga universiteti ‘Loughborough’ në Mbretërinë e Bashkuar, morën në studim 14 meshkuj të ndarë në dy grupe: një pjesë duhej të ngisnin biçikletën për një orë dhe pjesa tjetër duhej të rrinin në ujë të nxehtë rreth 40 gradë Celsius.

dush

 

Pas studimit u zbulua se duke ngarë biçikletën për një orë djeg shumë më shumë kalori, por duke u relaksuar në një dush të nxehtë digjen rreth 130 kalori, që është e barabartë me sasinë që ju do të digjnit pas një shëtitje prej 30 minutash. Gjithashtu dushi kishte të njëjtin efekt si stërvitja intensive.

dush2

 

Megjithatë studiuesit thanë se ky studim është bërë vetëm me meshkujt dhe duhet pasur parasysh se trupi i meshkujve dhe femrave ndryshon shumë. Megjithatë një dush i nxehtë mund të fal vetëm relaks dhe shumë të mira për shëndetin tuaj mendor dhe fizik si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat.