Në familjen mbretërore vjen një tjetër bebe

Lifestyle

Pritjes së ëmbël për Princeshë Eugenie i ka ardhur fundi. Ajo dhe bashkëshorti i saj, janë bërë prindër për herë të parë. Princesha ka sjellë në jetë një djalë në spitalin ‘The Portland Hospital’.

Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të familjes mbretëore. Ky është fëmija i parë për Princeshë Eugenie dhe Jack Brooksbank dhe stërnipi i 9-të i mbretëreshës Elisabeth dhe Dukës së Edinburgh.

Si princesha dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë, ndërkohë që së shpejti pritet të dalin fotot e para të tyre dhe të zbulohet emri i djalit.  Princeshë Eugenie dhe Jack Brooksbank u martuan më 12 tetor të vitit 2018 në një ceremoni tipike të familjes mbretërore.