Studimi: Aktiviteti i rregullt fizik ju kursen më shumë se 2000 dollarë në vit

Lifestyle

11elt

 

Aktiviteti fizik, siç e dimë, është tejet i rëndësishëm për shëndetin e trupit dhe mendjes. Por së fundmi mund të themi se është i rëndësishëm edhe për xhepin tuaj. Sipas një studimi, aktiviteti fizik i rregullt mund t’ju kursejë rreth 2000 dollarë në vit për sa u përket faturave të kontrolleve mjekësore.

Sipas studimit, që tashmë është publikuar edhe në Librin Zyrtar të Shëndetit në SHBA, të gjithë ata persona që ushtrojnë 30 minuta aktivitet fizik, 5 ditë në javë, mund të ulin kostot për sa u përket sëmundjeve apo kontrolleve të ndryshme mjekësore.

Kjo ishte e vërtetë sidomos për pacientët me probleme me zemrën. Sigurisht që edhe lloji i ushtrimeve të aktivitetit fizik duhet të jetë i duhuri. Në rutinën tuaj të ushtrimeve duhet të bëni me patjetër pjesë vrapin, notin si dhe t’i kombinoni këto të dyja me një aktivitet që ju e pëlqeni, si kërcimi apo joga.