Vajzat po lyejnë gjoksin me pastë dhëmbësh dhe betohen se u është rritur, ç’thonë dermatologët

Lifestyle

cccc

Gjiri përbehet prej indeve dhjamore, pra nuk është as më pak e as më shumë sesa yndyrë. Ushtrimet mund të tonifikojnë muskujt e kraharorit por nuk rrisin masën e gjoksit, shtimi i peshës mund të rrisë lehetësisht gjoksin dhe ndaj metodave natyrale që premtojnë mrekullinë brenda natës duhet të jeni dyshues. 

Mashtrimi i rradhës në internet lidhet me pastën e dhëmbëve. Në një video virale klikuar rreth 8 milionë herë tregohet sesi gjoksi mund të rritet brenda një kohe shumë të shkurtër nëse e lyeni lëkurën me pastë dhmëbësh.
Sipas një vlogereje aplikimi i pastës së dhëmbëve për pesë ditë ose i kësaj recete tjetër: kastravec, vezë dhe miell përshpejton rritjen e gjoksit.
Vazelina gjithashtu përmendet si një produkt që bën mrekulli brenda natës
Por a funksionon?
Duke marrë parasysh se pasta e dhëmbëve është në thelb vetëm një përzierje e alkoolit, mentes, fluorideve dhe, dmth përbërësit kanë zero aftësi për të rritur indet e gjirit, nuk ka asnjë arsye pse pasta e dhëmbëve të funksionojë, vetëm mund të irritojë lëkurën keqazi. LIVING