Moti për ditën e martë, 9 shkurt 2021

Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe alternime të shpeshta vranësirash në të gjithë Shqipërinë. Më të dendura vranësirat paraqiten gjatë pjesës së dytë të ditës në zonat Jugore-Juglindore. Kjo situatë e motit do të mbetet prezent gjatë natës dhe deri mëngjesin pas-ardhës. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes […]

Lexo më shumë

Moti për ditën e hënë, 8 shkurt 2021

Moti do të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje 1-8 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 ballë. Temperaturat negative në zonat malore do të krijojnë kushtet për ngrica në akset rrugore.

Lexo më shumë

Moti për ditën e dielë, 7 shkurt 2021

Mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i kthjellët, ndërsa në veri përsëri vranësira mesatare. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim –Verilindje 5-15 m/sek, kryesisht në bregdet e lugina, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4 ballë. Temperaturat negative do të jenë gati në të gjithë vendin, do të krijojnë kushtet për ngrica […]

Lexo më shumë

Moti për ditën e shtunë, 6 shkurt 2021

Moti parashikohet i kthjellët në ultësirën perëndimore dhe zonat bregdetare ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash në relievet malore. Parashikohet mjegull e dendur e mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore dhe sipërfaqet ujore. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim –Verilindje 5-15 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe ato luginore, […]

Lexo më shumë

Moti për ditën e premte, 5 shkurt 2021

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash në ultësirën perëndimore si dhe i vranët në relievet malore. Në zonat malore do të ketë reshje dëbore të herëpashershme dhe të dobëta deri mesatare përgjatë gjithë ditës. Mjegull e dendur e mjegullinë për shkak të reshjeve të dëborës. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim –Verilindje 5-15 […]

Lexo më shumë

Moti për ditën e enjte, 4 shkurt 2021

Moti parashikohet me kthjellime e vranësira, të cilat do të jenë më të theksuara në veriperëndim. Në veriperëndim reshjet e shiut parashikohen fillimisht të dobëta përgjatë ditës. Në orët e pasdites reshjet e shiut në këtë zonë fitojnë intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në mbrëmje reshjet përfshijnë të gjithë vendin me intensitet mesatar […]

Lexo më shumë

Moti për ditën e mërkurë, 3 shkurt 2021

Moti do të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Në veri të vendit dhe një pjesë të qendrës, parashikohen vranësirat lokalisht të dendura. Në zonën e veriut dhe atë të qendrës, parashikohen reshje shiu të dobëta dhe lokale ndërsa në veriperëndim shtrëngata të izoluara dhe afatshkurtra. Në veri e lugina, parashikohen mjegull e mjegullinë në […]

Lexo më shumë

Moti për ditën e martë, 2 shkurt 2021

Moti do të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Në veri të vendit, parashikohen vranësira lokalisht të dendura dhe reshje shiu përgjatë bregdetit. Në veri e lugina, parashikohet mjegull e mjegullinë. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 1-8m/sek, e shoqëruar me valëzim të forcës 1 deri 2 ballë.

Lexo më shumë

Moti për ditën e hënë, 1 shkurt 2021

Moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore. Mjegulla e dendur do të jetë prezente në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim – Juglindje 1-7 m/sek, e shoqëruar me valëzim të forcës 1 deri 2 ballë.

Lexo më shumë

Moti për ditën e dielë, 31 janar 2021

Moti parashikohet gjatë pjesës së parë të ditës i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare. Duke nisur nga orët e drekës e kryesisht ato të pasdites shtim gradual vranësirash mesatare deri të dendura. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes në zonën e qendrës dhe atë të veriut reshje shiu në formë pikash dhe të izoluara. […]

Lexo më shumë