Çmimet Tring Stars – Çfarë do të ndodhë sot në ekranin e Jolly HD?

Programe

cmimi tring stars

Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit ka ardhur momenti të japim vlerësimet tona në lidhje me serialet që kemi ndjekur përgjatë 2017. Kemi pëlqyer shumë personazhe, kemi adhuruar shumë histori, ndaj vlen të veçojmë më të mirët, sipas përshtypjeve tuaja. Tring Stars, nën drejtimin e Katerina Trungut, do t’ju njohë çdo javë në ekranin e Jolly HD votimin për një prej kategorive. Menjëherë, ju do të gjeni në faqen e Tring në Facebook, linkun ku do të keni mundësi që të votoni të preferuarin tuaj. Aktori më i votuar shpallet në puntaten pasardhëse.
Ju prezantojmë kategoritë në të cilat do të keni mundësi të votoni!
• Aktori më i mirë
• Aktorja më e mirë
• Aktori suportues më i mirë
• Aktorja suportuese më e mirë
• Aktori antagonist më i mirë
• Aktorja antagoniste më i mirë
• Çifti më i mirë
• Seriali më i mirë
Cili është çmimi që do të prezantojmë sot? Mos mungoni në ekranin e Jolly HD në orën 19:30! Çmimet Tring Stars po vijnë!