Disa fakte interesante rreth “Të mbrosh tët bir”, seriali i nominuar për “Primetime Emmy Awards 2020”

Programe

Një serial drithërues, bazuar në një prej romaneve më të shitur. Bota e Endi Barber, ndihmës avokat në Masacusets me një jetë të lumtur dhe i respektuar në komunitetin e tij, tronditet nga një krim mizor në qytezë, për të cilin i biri është i dyshuari kryesor. Instikti prindëror e shtyn Endin të bëjë çdo gjë. Por ndërsa faktet shkatërruese dhe zbulimet tronditëse dalin në sipërfaqe, ai duhet të zgjedhë mes besnikërisë dhe drejtësisë, mes së vërtetës dhe supozimeve, mes së shkuarës që ai është përpjekur të fshehe me çdo kusht dhe të ardhmes familjare.

Disa fakte interesante rreth serialit “Të mbrosh tët bir”:

1- Chris Evans dhe Jaeden Martell luajnë rolin e babait dhe të birit në këtë serial. Ata kanë luajtur së bashku në filmin “Playing it cool” në 2014 ku kishin përsëri të njejtët role dhe në filmin “Knives out” në 2019, ku luajtën role ku ishin kushërinj.

2- Kjo është hera e dytë që Jaeden Martell luan një personazh me emrin Jacob.

3- J.K. Simmons luan rolin e Billy Barber, një vrasës i cili kapet e burgoset. Në serialin “Oz” ai luan përsëri rolin e një të burgosuri të dhunshëm.

4- Simmons dhe Chris Evans kanë luajtur të dy në filmat e Marvel Cinematic. J.K. si Jonah Jameson tek Spider Man në 2019 dhe Chris si Captain America në filmat e Avengers.