BE, 4 nga çdo 5 telefona mobil bazohen në Android

Teknologji

rg.jpg

Bashkimi Evropian ka ngritur akuza të reja mosbesimi kundër Google, duke pretenduar se kompania amerikane e përdor sistemin e saj operativ Android për të vendosë kushte të padrejta në krijuesit e pajisjeve mobile.

“Ne kemi gjetur se Google ndjek një strategji të përgjithshme për pajisjet mobile për të mbrojtur dhe për të zgjeruar pozicionin e saj dominues për kërkimin në internet,” Margrethe Vestager, komisionerja i BE-së për konkurrencën, tha në një deklaratë sot.

Ajo akuzoi kompaninë rreth vendosjes së kufizimeve të pajustifikuara dhe kushtet për pajisjet që përdorin sistemin e saj operativ mobil Android.

Google e bleu Android më shumë se një dekadë më parë, dhe sot ky sistem operativ është aq i përhapur sa mbështet 4 në çdo 5 telefona mobil të shitur në mbarë botën, thuhet sipas Vestager, transmeton NPR.

Google dhe dyqani i saj Play Store ka Apps një milion e gjysmë aplikacione mobile, shumë më shumë se Apple App Store.