BMW i8 Protonic me ngjyrë të kuqe – do të zbulohet për Gjenevë

Teknologji

Protonic-1-690x459.jpg

Derisa afrohet panairi i veturave që mbahet në Gjenevë, BMW ka zbuluar se ata dëshirojnë të shfrytëzojnë këtë ngjarje për të prezantuar i8 Pronotic Red Edition.
Kompania nuk ka publikuar shumë fotografi të këtij modeli, por konfirmohet se do të ketë një eksterier unik ngjyrë të kuqe metalike, transmeton koha.net.
Kjo veturë do të ketë edhe rrotat unike 20-inç, të hapura në formë W, të cilat janë të ngjyrosura në Matte të aluminit dhe gri metalike. Ndërsa edhe nga brenda do të jetë unikë, me kontraste të shumta ngjyrë të kuqe me të zezë e fibra karboni.
Vetura ka gjithashtu të shkruar në një pllakë në ngjitur në derë “Protonic Red Edition”, ndërsa ka dyert me fibra karboni ndërsa rripat e sigurisë ngjyrë gri.
Sikurse edhe modeli standard, edhe ky edicion special do të ketë prizën hibride, e cili përfshinë një motorë 1.5 litërsh TwinPower Turbo me 3 cilindra, një motor elektrik dhe bateri me litium.
Kjo lejon që vetura të prodhojë plotë 357 kuaj fuqi, të cilat bëjnë që vetura shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrijë për 4.2 sekonda, para se ta arrijë shpejtësinë maksimale prej 250 orësh.
BMW i8 Protonic Red Edition, do të shkojë në prodhim në korrik të këtij viti, si model i limituar.