Droni ambulancë që mund t’ju shpëtojë jetën

Teknologji

drooor

Tashmë një dron mund t’ju shpëtojë jetën! Ai është dizenjuar nga Argodesign, një kompani me bazë në Austin, Texas.
Koncepti i dronit nuk ka nevojë për një pilot dhe është i vogël mjaftueshëm për t’u ulur lehtësisht në rrugë, ndryshe nga helikopterët e mëdhenj të ambulancës.

Ky robot fluturues shërben më së shumti për banorët e zonave rurale në mënyrë që mos të presin gjatë për ndihmën mjekësore. Droni ambulancë shkurton kohë dhe kur vjen puna tek mjekësia koha përkthehet në jetë njerëzish.