Dy detaje interesante të tastierës tuaj që me shumë mundësi nuk i dini

Teknologji

122222222222222222222

Të gjithë i përdorim tastierat në përditshmërine tone, por shumë nga ne kanë probleme me të shkruarin shpejt. Shikoni mirë tastierën dhe do ta shihni se butonat “F” dhe “J” në tastierë kanë një shenjë që dallohet kur i prekni. Ato të ngriturat në ato butona, kanë një qëllim të caktuar.

Këta dy butona janë shpikur në vitin 2002 nga June E. Botich dhe luajnë rol të rëndësishëm në procesin e të shkruarit.

Ato janë të dizajnuara në mënyrë që përdoruesi të shkruajë pa e shikuar tastierën. “F” dhe “J” duhet të përdoren nga gishtat tregues dhe gishtat e tjerë të jenë në shkronjat afër tyre.

Kjo do të bëjë që të shkruani më shpejt sepse i keni gishtat të vendosur në të gjitha shkronjat e rëndësishme.