Facebook më në fund lejon kërkimin e postimeve të vjetra

Teknologji

facebook-m-euml-n-euml-fund-lejon-k-euml-rkimin-e-postimeve-t-euml-vjetra hd
Facebook vjen me ndryshime ne lidhje me postimet e vjetra. Prej ditës së djeshme, Facebook ka përditësuar kërkimin e saj për t’i lejuar përdoruesit të gjejnë edhe postimet e vjetra, raporton Mashable.

Më parë, nëse do të shtypnit “Hawaii” në kutinë e kërkimit në Facebook, në të do të shfaqeshin vetëm faqet dhe aplikacionet që kanë të bëjnë me Hawaii. Por tani, me përditësimin e kërkimit në rrjetin social, rezultatet e kërkimit do të shfaqin të gjitha postimet që ju i keni shikuar më parë që përmbajnë fjalën “Hawaii”.

Rezultatet e kërkimit janë të personalizuara për çdo përdorues, kështu që ju nuk mund të kërkoni për të gjitha postimet në Facebook – por vetëm ato që janë të përbashkëta me ju.