Fantastike – Ja cfarë do të mund të bëni tani në videot live në Facebook

Teknologji

bgfhghg

Facebook fuqizon funksionin “Live” – videot direkte, duke u dhënë përdoruesve më shumë mundësi ndërveprimi. Kompania ka bërë të mundur një chat privat brenda videos i cili synon të mbajë larg komenteve publike që shfaqen në ekran, sidomos nëse bëhet fjalë për Live të publikuara nga mediat, njerëzit e njohur apo organizata të tjera.

Njerëzit, thekson Facebook, komentojnë Live 10 herë më shumë se filmimet tradicionale. Chati privat do të bëhet përmes Messenger.
Për momentin ky funksion do të nisë nga aplikacioni në disa vende por në verë do të jetë i disponueshëm për të gjithë.