Instagram tashmë i disponueshëm në Windows 10 për desktopët dhe tabletët

Teknologji

sbsbsbsbsbs

Pas debutimit të aplikacionit në Windows Mobile gjatë muajit Prill, Instagram ka gjetur rrugën për në desktopët dhe tabletët Windows tashmë.

I disponueshëm për t’u shkarkuar që në këtë moment nga Windows Store, me aplikacionin e ri ju do të keni mundësi të shfletoni, të shikoni histori madje edhe të dërgoni mesazhe.

Të tjera veçori që mund të prisni janë publikimi dhe editimi i fotove, njoftimet, kërkimi, explorimi dhe profilet.

Duke qenë se Instagram është ndërtuar me foks parësor telefonët, disa prej veçorive të tij ose do të jenë të kufizuara ose nuk do të funksionojnë.

Konkretisht realizimi dhe publikimi i fotove nuk do të funksionojë për ekranet pa prekje.

Kompjuteri i juaj desktop dhe kamera e tij e rrjetit nuk do të mjaftojnë në këtë rast.

Por nëse dëshironi të shfletoni nga një kompjuter Windows 10, Instagram është i gjithi i juaji.