Ky eshte Iphone-i me i perhapur ne bote!

Teknologji

apple 3 1 1469985355 9373509.png

Për vite të tëra, Apple mendonte se celularët me ekrane më të mëdha ishin të vështirë për t’u mbajtur dhe jo të lehtë për t’u përdorur.

Por, më 2012 Apple lancoi iPhone 5, një pajisje me një ekran më të madh që mund të operonte lehtë me gishtin e përdoruesit.

Pas iPhone 5, Apple vendosi që të krijonte celularë edhe më të mëdhenj behet fjale per  iPhone 6 dhe 6 Plus.

Që nga atëherë, Apple ka thyer shumë rekorde të shitjeve të iPhone. Dhe kështu, ju do të mahniteni të mësoni se iPhone i dytë më i popullarizuar në botë është iPhone 5s.

Kështu, sipas ueb-faqes BGR, këta janë celularët iPhone më të popullarizuar në botë:

iPhone 6 – 35.06%
iPhone 5s – 19.1%
iPhone 6s – 13.73%
iPhone 6 Plus – 8.54%
iPhone 5 – 7.64%
iPhone 5c – 5.87%
iPhone 6s Plus – 4.27%
iPhone 4s – 4.03%
iPhone 4 – 1.74%
iPhone më të vjetër – .03%