Për të gjithë të fiksuarit pas fotove, vjen smartphone me 4 lente kamerash!

Teknologji

kamera
Samsung ka zbuluar versionin Galaxy A9, konkretisht të parin smartphone në botë që ka kamera me katër lente. Ekrani është 6.3 inch amoled. Procesori Snapdragon 660 dhe karta grafike GPU Adreno 512, janë vlera të shtuara për këtë telefon të ri. Megjithatë, ajo çka u interesoi më tepër përdoruesve është kamera.

 640 0 5bc0536e231c9

Kamera është 24 MP, me katër lente që mundësojnë zoom optik x2 dhe sensor thellësie 5MP. Kamera selfie është 8MP me një fushë shikimi ultra të gjerë. Memorja e tij është 128 GB, por mund të shkojë deri në 512 me anë të kartë memorjes, ndërsa RAM-i është 6GB ose 8 GB. Ky smartphone momentalisht është hedhur në treg dhe kushton 600 euro.

galaxy a9 back main