Sa kushton krijimi i iPhone SE?

Teknologji

iphone-se-780x439.jpg

iPhone SE është modeli më i ri i iPhone nga Apple që është lansuar kohët e fundit dhe tashmë dihet se telefoni ka një dizajn të ngjashëm me iPhone 5S, edhe pse i njëjti vjen me shumë karakteristika të iPhone 6S.

Ne kemi parë tashmë disa krahasime të Apple iPhone SE, ndërsa IHS e kanë marrë pajisjen për ta llogaritur se sa i kushton Apple për të bërë.

Sipas raportit të tyre, kostoja e modelit të ri të iPhone me 4 inç është rreth 156,20 dollarë në pjesë dhe kur pajisja është kompletohet e tëra, kostoja totale për prodhimin e pjesëve është 160 dollarë.

Apple shet iPhone SE me 16GB për 399 dollarë dhe iPhone SE me 64GB për 499 dollarë, kështu që kompania është duke bërë një fitim të majme në çdo pajisje të shitur.