Dilan Çiçek Deniz pozon pranë yllit të Hollywoodit Kevin Costner në Festivalin e Filmit në Kanë

Showbiz

Filmi “Horizon; An American Saga”, me regji të Kevin Costner, shkruar dhe prodhuar me John Baird, e shfaqi premierën e tij në Festivalin e 77-të të Filmit në Kanë.

Ylli hollivudian është takuar me bukuroshen e filmave dhe  serialeve Dilan Çiçek Deniz e cila mori mori vëmendje të madhe e veshur me fustanin e zi transparent.

Aktorja e famshme u vendos në fokus të kamerave, aparateve fotografike por edhe në qendër të diskutimeve apo debateve në rrjetet sociale. Sipas lajmeve të cilat qarkulluan në mediat vendase, distributorët e kinemasë turke dhe Deniz u takuan me Costner në kuadër të aktiviteteve promovuese, për një intervistë  një ditë para premieres së filmit.

Pati zëra që pohonin se Costner e ka ftuar yllin e serialeve turke në premierën e filmit të tij.