A do të guxonte njeri tjetër përveç Victoria Beckham-it që të dilte me pizhane në rrugë?

Showbiz

vjijfri

Me pizhama si Victoria Beckham! Besojmë se jo të gjithe do të guxonin ta bënin një gjë të tillë. Zakonisht nëse një i panjohur do të dilte si Vicky, me shumë mundesi nuk do të pëlqehej, por kur një personazh i famshëm shëtit në rrugët e qytetit me pizhama, kritikët e përkthejnë si trend dhe stil. Përtej kësaj, Victoria në këtë dalje të sajën, ka zgjedhur veshjen bojëqielli, me kuadrata. Me syze dielli që nuk mungojnë asnjëherë, me make up dhe floke të stiluar, Victoria ishte mëse e rehatshme me lookun e saj. Ndoshta klasi dhe elegance që e karakterizon e ndihmojnë që të veshë ç’të dëshirojë, pasi në çdo rast do duket mirë.