A është kjo Beyonce? Ylli amerikan kritikohet për përdorim të tepruar të ‘photoshopit’

Showbiz

GTGRT.jpg

Këngëtarja e famshme, Beyonce Knowles, edhe në të kaluarën është kritikuar për rregullimin e tepruar të fotografive që i publikon në rrjetet sociale.
Tash ajo sërish është vënë në shënjestër të kritikave të fansave për përdorimin e ‘photoshopit’.
Pozat e reja të divës së muzikës pop për W Magazine kanë tërhequr vëmendje, pasi në to ajo nuk duket vetvetja.

Beyonce duket shumë e hollë dhe linjat e saj të zakonshme janë të ndryshuara.Shumë komentues kanë shkruar se kjo katastrofë e ‘photoshopit’ është patetike dhe se këngëtarja nuk ka pasur nevojë të bëjë diçka të tillë.Si gjithmonë, Beyonce nuk i ka komentuar këto kritika. /Telegrafi/

GRTTTRH.jpg