A janë ndarë Pinar Deniz dhe Kaan Yildirim?/ Aktorët thyejnë heshtjen

Showbiz

Së fundmi kanë qarkulluar thashetheme se çifti i aktorëve më i përfolur i momentit  Pinar Deniz dhe Kaan Yildirim, të dashuruar prej rreth tre muajsh, i kanë dhënë fund romancës së tyre. Pretendimet se dy aktorët e famshëm i dhanë fund lidhjes së dashurisë erdhën pas zërave se xhelozia dhe qëndrimi i aktorit, krijoi krizë në marrëdhënien e tyre.

Por pas këtyre zhurmave që turbulluan mendimet e fansave të dyshes, e madje edhe të vet dyshes së famshme, Jëlldërëm së fundmi bëri një deklaratë, në të cilën, mohoi të gjitha këto pretendime dhe gjithashtu thashethemet se ata kishin vendosur të qëndronin larg njëri-tjetrit për pak kohë.

Nga ana tjetër edhe  Pınar Deniz, ka bërë të njëjtën gjë, duke provuar krejt të kundërtën në deklaratën e fundit.Veç falënderimeve drejtuar publikut për vlerësimin e punës së saj për projektin e fundit, në të cilin ndau sheshxhirimin me Kaan Urgançiollu, bukuroshja shtoi një citim dashurie për Jëlldërëm, të cilin e falënderonte për mbështetjen dhe shprehej se nuk mendonte të hiqte dorë prej tij.